Boksieri shqiptar, Florian Marku, sonte do ta zhvillojë ndeshjen më të madhe deri tani në karrierë në boks ku do të kërkojë titullin e parë.
Maxim Prodam është i paraparë të zhvillohet në “London Stadium” në praninë e gati 70-mijë tifoëzëve, kryendeshja e natës do të jetë ajo e Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk.
Pavarësisht se dështoi në matjet e para zyrtare të bëra sot, Florian Marku ka thënë se mezi pret të boksojë
“Kam ëndërruar për ndeshje dhe stadiume të tilla gjithë jetën. Nesër është ndeshja, një ndeshje ku të gjitha ëndrrat e mia do fillojnë të bëhen realitet. Veç Zoti e di sa kam punuar për këto dit. Nesër (Sonte) është fillimi dhe titulli i parë për mua në Box”, ka shkruar Marku.