Në emisionin Pressing në T7 ka qenë i ftuar edhe analisti i mirënjohur Dukagjin Gorani.
Gorani ka alarmuar opinionin që të mos pres shumë nga Bashkësia Ndërkombëtare, dhe se në anën tjetër po ndërron qasja e tyre karshi Kosovës dhe Serbisë.
“Komplikimi edhe ndërlikimi i situatës në veri mund të na sjell në pozicion krejt tjetër karshi bashkësisë ndërkombëtare. Ata që mendojnë se Bashkësia Ndërkombëtare është shërbim ndaj Kosovës, jetojnë në deluzione. Ata që mendojnë se trupat ndërkombëtare janë këtu me luftu në vendin tonë, po ashtu jetojnë në deluzione.”
“Prej sot e tutje është ambicioze nga ana jonë me mendu që ndërhyrjet ndërkombëtare do të jenë në anën tonë. Unë mendoj se jemi futë në një grackë nga e cila mund të dalim vetëm nga tavolina e dialogut,” – u shpreh z. Gorani, përcjell Periskopi.
“Çka nëse Bashkësia Ndërkombëtare kërkon përnjëmend mu tërheq forcat e ROSU-t prej veriut?” – pyeti më pas analisti.
Para se të kthehej si analist, Gorani ishte bërë politikan, duke qenë deputet i Vetëvendosjes, e më pas kishte kaluar në PSD. Por, para kësaj, gazetari shumëvjeçar ishte njeri mjaft i afërt i Hashim Thaçit, duke qenë disa vjet edhe këshilltar i tij.