‘Amerika merr në dorë komplet situatën’

    0
    1844

    Lulzim Peci, ish diplomati dhe drejtori i KDI-së, përmes një shkrimi në Facebook ka dhënë prognozën e tij për zgjidhjen e situatës në veri të vendit.

    Drejtor Peci ka deklaruar që Amerika do ta marrë situatën në dorë, dhe secilit do t’ia tregojë vendin e vet – por pa specifikuar se për kë e ka fjalën, përcjell Periskopi.

    Ai ka deklaruar që duket qartë se aksioni në Veri nga Kosova nuk është marrë me koordinim me ShBA-të.

    “Mirepo, ketu do te testohet edhe kapaciteti i Kosoves per ta menaxhuar krizen ne veri, kur ky hap eshte e qarte tanime qe ashiqare eshte marre pa koordinim me SHBA-te.” – thotë ai.

    Statusi i plotë:

    Mos te harrojme nje gje, qe SHBA-te e kane bazen Notting Hill ne veri te Kosoves. Serbise, edhe Zoti krahet me ia dhene, nuk guxon me marre asnje a*sion ushtarak kunder vendit tone.

    Mirepo, ketu do te testohet edhe kapaciteti i Kosoves per ta menaxhuar krizen ne veri, kur ky hap eshte e qarte tanime qe ashiqare eshte marre pa koordinim me SHBA-te.

    Le te kujtojme qe ne maj 2019 Policia e Kosoves ne percjellje te KFOR-it amerikan i largoi b*rrikadat ne veri dhe e pr*ngosi diplomatin rus Mikhail Krasnoshchenkov, te cilin Qeveria e Kosoves e shpalli non-grata dhe e largoi nga vendi.

    Kur te lodhen te gjitha palet, SHBA-te do ta marrin situaten komplet ne dore, dhe do ia tregojne secilit vendin e vet!