Nga Viktor Buzhala
Opozita po hesht për veriun, duke i dhënë kryesisht përkrahje Albin Kurtit për aksionin në veri. Por, të zëshëm janë disa individë tjerë, jashtë politike, por që dikur ishin brenda saj.
Janë të gjithë njerëz të afërt me Hashim Thaçin ata të cilët dikur vrullshëm e akuzonin Ibrahim Rugoven për pasivitet. Ndërsa tash, po e akuzojnë Kurtin për aktivitet. Pra, po i thojnë pse veprove dhe pse po na e prishë rehatinë me Serbinë?
.
Nuk kishin të drejtë as atëherë, as tash. Deri në krijimin e rrethanave për krijimin e UÇK’së dhe deri i doli boja Serbisë si destsbilizuese dhe krijuese e Iuftërave, Rugova s’kishte si të vepronte. Ishim pa shtet dhe pa përkrahje.
Sot, me 2021 rrethanat janë tjera. Jemi me shtet dhe me përkrahje. Pra, nëse nuk veprojmë, gjërat nuk lëvizin vendit.
Pra, për të zhvilluar diçka, duhet krijuar situata të reja. Shihet qartë që ekziston miratimi i shteteve të fuqishme aleate për aksioni dhe veprimet e fundit. S’ka çka frikësohet askush.