0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Reuters: BE-ja s’pajtohet më që shteteve të Ballkanit t’u garantohet anëtarësimi

Rekomandime

Bashkimi Evropian, duke u frikësuar nga reagimi i shteteve anëtare, nuk mund të pajtohet më për të dhënë garanci për anëtarësimin e gjashtë shteteve të Ballkanit në të ardhmen, sipas katër diplomatëve dhe një dokumenti të brendshëm, raporton agjencia Reuters.

- Advertisement -

Ngërçi rreth një deklarate për një samit të BE-së dhe udhëheqësve të Ballkanit më 6 tetor është pikë e ulët në strategjinë e BE-së për t’i anëtarësuar Kosovën, Serbinë, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Kjo po ndodh saktësisht në kohën e rritjes së tensioneve në kufirin Kosovë – Serbi.

Në samit, BE-ja planifikoi që ta ritheksonte premtimin e saj, të bërë 18 vite më parë, për të dhënë përkrahje të qartë perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor, sipas një drafti të deklaratës për samitin, dokument i datës 11 shtator, që është parë nga agjencia Reuters. Diplomatët thanë se ky dokument u është nënshtruar së paku dy rundeve të bisedimeve dhe nuk është arritur marrëveshje.

Shtetet e BE-së nuk do t’i zbulojnë pozicionet e tyre, por shtetet e pasura veriore e perëndimore si Danimarka, Franca e Holanda kanë frikë nga përsëritja e pranimit të ngutur të Rumanisë dhe Bullgarisë më 2007 dhe imigrimit të menaxhuar dobët të punëtorëve lindorë evropianë në Britani, që i ktheu shumë britanikë kundër BE-së.

- Advertisement -

Diplomatët thanë se BE-ja gjithashtu është duke i rritur tërthorazi tensionet në rajonin me 20 milionë banorë, sepse qytetarët e Ballkanit kanë ëndërruar që të bëhen pjesë e BE-së pas luftërave etnike të viteve të nëntëdhjeta, kur u shpërbë Jugosllavia.

“Ata duhet të sillen keq për t’u vërejtur. Ka përkeqësim në Ballkan që buron nga humbja e interesimit në kryeqytetet e BE-së”, tha një zyrtar i lartë i BE-së në Bruksel, i përfshirë në politikat për Ballkanin.

- Advertisement -

BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për qetësi dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të martën filloi një udhëtim treditor në gjashtë shtete ballkanike për ta shfaqur përkushtimin e ekzekutivit të BE-së për rajonin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit