Ushtarë rusë do të dërgohen në Serbi në muajin e ardhshëm.
Kështu raporton media ruse, TASS, e cila bën të ditur se forca ajrore do të vijnë në Serbi për stërvitje të përbashkëta ushtarake.
Këto ushtrime, sipas këtij mediumi do të mbahen në tetor
TASS raporton, duke cituar një burim në qarqet ushtarake ruse, se Ministria ruse e Mbrojtjes do të dërgojë në Serbi sisteme raketore Pantsir, të cilat do të marrin pjesë në stërvitjet “Mburoja Sllave-2021”.
Kujtojmë se këto manovrime pritet të ndodhin në një kohë kur mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur tej mase tensionet në veri.
Aktualisht, në këtë pjesë janë të stacionuara forca të shumta të Policisë Speciale si dhe protestues serbë të cilët që më shumë se një javë po e mbajnë rrugën të bllokuar.