10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Avdyli: Të njëjtit që vajtonin pse Njësia Speciale u dërgua në kufi, tash qirren pse u tërhoq

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje që vije nga Lista GUXO, Haxhi Avdyli, ka akuzuar ata që në Kosovë, marrëveshjen e arritur sot në Bruksel me palën serbe, po e quajnë të dëmshme për vendin, duke thënë se “të njëjtit që vajtonin e fëlliqeshin pse Njësia Speciale u dërgua në kufi, tash qirren pse u tërhjek”.

- Advertisement -

Tutje, Avdyli thotë se duhet kuptuar që nuk ishte ROSU-ja aty pët të luftuar e pë manovra, por për të ruajtur doganierët që zbatonin reciprocitetin.

“Nëse dikush guxon rrezikon ata që zbatojnë reciprocitetin e tabelave, njesia speciale rikthehet aty .Para 10 ditëve kishim tabela Serbe në Kosovë, sot skemi tabela as me flamur as me stemë Serbe. Para 10 dite Kosovarëve iu hiqeshin tabelat RKS e u vendosnin tabela Proba, sot ska më tabela Proba për Kosovarët”, ka shkruar Avdyli në llogarinë e tij në Facebook.

Më tej, Avdyli thotë se sot Kosova ka shënuar fitore të madhe në fushën e dialogut, ndërsa sipas tij, për herë të parë ka reciprocitet të plotë mes dy shteteve.

- Advertisement -

“E kjo po iu djeg atyre që s’janë në pushtet, e po frikohen se po merr dikush merita politike. Kosova fitoi por disa e djegin edhe Kosovën veç të riktheheshin në grazhdin e hajnisë. Por Kosova s’ka kohë me u ndal për ata që vajtojnë kohërat e vjetra kur shteti ishte ndërmarrja e tyre private”, ka shkruar Avdyli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit