UEFA i tregon vendin futbollistit serb, që mbanë tatuazhin e një KRlMlNELl

    0
    536

    Ognjen Vranjes është një futbollistit serb, që i është treguar vendi nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA.

    Vranjes ka vendosur ta bëjë dy vite më parë tatuazh në krah KRlMlNELlN Momçilo Çujiq.

    31-vjeçari për këtë tatuazh ishte përjashtuar edhe nga Përfaqësuesja e Bosnjës dy vite më parë, edhe pse ishte një futbollist titullar, por presioni i madh nga tifozët bëri që federata boshnjake e futbollit ta përjashtojë atë.

    Aktualisht Vranjes luan në skuadrën greke AEK dhe tatuazhin që ka bërë KRlMlNELlN e Iuftës së Dytë Botërore e ka në krahë, ku duket haptazi.

    UEFA i ka dërguar një paralajmërim serbit, se me atë tatuazh nuk mund të luaj në garat evropiane.

    Çujiq me grupet e tij çetnike kishte kryer maskara të mëdha në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë në fund të vitit 1942 dhe në fillim të vitit 1943.

    Vendimi i UEFA-s është përshëndetur nga tifozët kroat dhe boshnjak, pasi të jesh futbollist si Vranjes dhe të përkrahësh një KRlMlNEL kjo më së paku ka të bëj me futbollin.

    Vranjes nëse dëshiron të luaj ndeshje në garat evropiane, duhet të luaj me fanella me mëngë të gjata.