Arben Vitia sot pritet të zyrtarizojë dorëheqjen nga posti i Ministrit të Shëndetësisë, e dorëheqja e tij vjen pasi ai është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, transmeton arbresh.info.
Burime brenda Qeveris për arbresh.info kanë konfirmuar se Vitia, do ta zyrtarizojë dorëheqjen e tij nga posti i ministrit në konferencën e thirrur për media, e cila fillon në ora 11:00.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërkaq deri tani Vitia nuk është përfshirë në fushatë zgjedhore.