Kryetai i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është përgjigjur eurodeputetes Viola von Cramon, lidhur me cështjen e refuzimit të projektit amerikan të gazsjellësit nga Qeveria e Kosovës.
Cramon përshëndeti refuzimin e projektit nga qeveria e Kosovës për shkak se ky projekt mund ta ndotë ambientin.
Ahmeti e siguroi eurodeputeten se kjo nuk është arsyeja e refuzimit të projektit. Ahmeti tha se në fakt është krejt e kundërta.
“Po, por kjo s’është bërë për arsye të ambientit. Në fakt është bërë për arsye të kundërta. Qeveria po arsyetohet duke thënë se derisa kemi qymyr, nuk duhet të investojmë në gaz”, shkroi Ahmeti.
Yes but this was not done for green reasons. It was done for exactly the opposite reasons. The gov reasoning is that while we have coal we should not invest in gas. Two weeks ago KEK issues invited companies to express interest for rehabilitation of Kosovo A – 60 year old plant https://t.co/Feneo93hpf
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) October 1, 2021
Kujtojmë se eurodeputetja është pjesë e Partisë së Gjelbër në Gjermani dhe kishte kundërshtuar projektin për gazin rus në shtetin e saj.
Megjithatë, Gjermania zgjodhi të furnizohet me gazin rus, përkundër kundërshtimeve nga partia e Viola von Cramon.