Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që prej dje janë regjistruar katër raste të vdekjes dhe 56 raste të reja me COVID-19.
Sipas njoftimit të MSh’së, në 24 orët e fundit janë testuar rreth 3 mijë e 200 mostra.
“Nga 3.327 testime, 56 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 281 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.881. Në total numri i rasteve aktive është 2.330”, ka njoftuar Ministria.