10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Qytetarët në Prishtinë i bëjnë për spital zyrtarët policorë

Rekomandime

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur dy raste të suImit ndaj zyrtarëve policorë në Prishtinë.

- Advertisement -

Rasti i parë ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në Prishtinë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ku një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka suImuar dy zyrtarë policorë.

I dyshuari nuk iu kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policorë dhe të njëjtit i ka sulmuar fizikisht, pasi që policët i kanë shqiptuar gjobë për shkelje të masave anti-COVID.

Sipas policisë njëri nga zyrtarët policorë nga plagët e marra ka pranuar tretman mjekësor.

- Advertisement -

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti si “SuIm ndaj personit zyrtar”.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu”, gjatë orës 04:30, ku një person pas pranimit të një tikete kundërvajtje ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë dhe ka suImuar fizikisht njërin prej tyre.

- Advertisement -

Me këtë rast polici ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij është hapur rasti si “Kanosje dhe suIm ndaj personit zyrtar”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit