8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Putin, Tony Blair e Mbreti i Jordanisë, në mesin e liderëve botërorë të përfshirë në ”Pandora Papers”

Rekomandime

Në një nga rrjedhjet më të mëdha të dokumenteve financiare kanë dalë në pah pasuria dhe marrëveshjet e fshehta të udhëheqësve botërorë, politikanëve dhe miliarderëve.

Sipas BBC-së, rreth 35 udhëheqës të tanishëm dhe të mëparshëm dhe më shumë se 300 zyrtarë publikë janë pjesë e dosjeve të quajtura Pandora Papers.

- Advertisement -

Sipas këtyre dokumenteve, Mbreti i Jordanisë grumbulloi 70 milionë funte të pronës së Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së fshehurazi.

Përveç tij, ato gjithashtu tregojnë se si ish-kryeministri britanik, Tony Blair dhe gruaja e tij kursyen 312 mijë funte në tarifë kur blenë një zyrë në Londër.

Ndërsa, as presidenti rus, Vladimir Putin, nuk mungon. Dokumentet tregojnë se Putin me asetet sekrete në Monako dhe tregon se kryeministri çek Andrej Babis – përballë zgjedhjeve këtë javë – nuk arriti të deklarojë një kompani investimesh nga jashtë, të cilën e ka përdorur për të blerë dy vila në jug të Francës, në vlerë prej 12 milionë funte.

- Advertisement -

Dokumentet e fundit vijnë në një sërë rrjedhjesh gjatë shtatë vjetëve të fundit, pas FinCen Files, Paradise Papers, Panama Papers dhe LuxLeaks.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit