0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Erdogan, i sëmurë me kancer? Gazetarët japin detaje, flasin autoritetet

Rekomandime

Fakti që ka munguar në disa aktivitete publike ka bërë që aludimet e vjetra mbi shëndetin e kreut të shtetit turk, të shfaqen sërish.

Pas një artikulli të “Foreign Policy” , pretendimet e të cilit nuk u shfaqën në asnjë media tjetër të huaj, gazetarë opozitarë turq thanë se Reccep Tayip Erdogan vuan nga kanceri në zorrën e trashë, çka nuk është konfirmuar kurrë nga autoritetet turke.

- Advertisement -

Numri dy i partisë në pushtet AKP, Numan Kurtulmuş i hodhi poshtë pretendimet e autorit të shkrimit, Steven A. Cook, sipas të cilit Erdogan kishte një sëmundje të avancuar e cila mund të mos ia lejojë qeverisjen e vendit për një kohë të gjatë.

Kurtulmuş deklaroi se ky lloj raportimi kishte vetëm një qëllim: të shkaktojë kaos përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2023.

“Disa duan që Turqia të bëjë hapa prapa e të ndezin diskutime të vjetra dhe të harruara. Madje po hyjmë në një periudhë kur shkrimet me pagesë botohen jashtë kufijve”, deklaroi ai.

- Advertisement -

Në fakt, pretendime të tilla mbi shëndetin e presidentit turk, nuk janë aspak një gjë e re.

Që më 2012 , mediat e huaja u mbushën me lajme se Erdogan ishte i sëmurë me kancer e se madje, po i nënshtrohej kimioterapisë dhe se kishte bërë një ndërhyrje në zorrë. Kanceri i zorrës së trashë është një ndër më agresivët, dhe maksimumi i jetëgjatësisë prej tij në fazë të avancuar, siç pretendohej atëherë se e kishte Erdogani, është 5 vjet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit