Tashmë të gjithë liderët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë arritur në samitin që po mbahet në Bërdo, afër Kranjit të Sllovenisë.
Në këtë gjithë liderët që po marrin pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor kanë bërë një fotografi të përbashkët.
Aty po merr pjesë edhe Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, kancelarja Angela Merkel dhe Presidentja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen.
Siç edhe shihet, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është i vendosur në rreshtin e fundit.