Me datën 05.10.2021 rreth mesditës, në fshatin Gllamnik Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku.
Në aksident ishin përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar Iëndime.
Njëri nga të Iënduarit kishte marrë Iëndime më të rënda dhe gjendja e tij ishte e rëndë.
Patrulla policore e ndodhur në atë lokacion ka intervenuar menjëherë.
Polici H.S., ka kryer një intervenim profesional dhe të shpejtë duke e nxjerr nga automjeti të Iënduarin rëndë dhe duke shfrytëzuar njohuritë dhe zhdërvjelltësinë e tij, ka arritur që të Iënduarit t’i lirojë organet e frymëmarrjes, ta rehabilitojë gjendjen e tij dhe ta mbajë ashtu derisa ka arritur ekipi emergjent mjekësor.