8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Më shumë shqiptarë sesa serbë të dënuar për mizori Iufte në Kosovë

Rekomandime

Për 22 vjet rreth 67 persona janë dënuar me aktgjykime të plotfuqishme për KRlME Iufte në Kosovë dhe shumica e këtyre të dënuarve nuk janë serbë, por shqiptarë.

Amer Alija analist ligjor dhe monitorues i gjykimeve për mizori të Iuftës në Fondin për të Drejtën Humanitare, ka treguar se sipas të dhënave të FDHP-së, në përgjithësi ka më shumë shqiptarë se serbë të dënuar për Iuftën në Kosovë.

- Advertisement -

“Sipas të dhënave të cilat i posedon FDHK, si organizatë e cila i monitoron në mënyrë sistematike këto proceset gjyqësore që nga përfundimi i konfliktit të armatosur, në përgjithësi janë dënuar vetëm 67 persona me aktgjykime të plotfuqishme”, thotë Alija.

“Sipas nacionalitetit, 39 janë shqiptarë, 26 serbë, 1 romë dhe 1 malazezë. Këto statistika i përfshijnë të gjitha institucionet gjyqësore, vendore, ndërkombëtare dhe në rajon që janë marr me gjykimin e mizorive të Iuftës në Kosovë”.

Ndërkaq, pranë Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë janë dënuar 6 serbë dhe 2 shqiptarë.

- Advertisement -

“Duhet të potencohet se serbët të cilët janë dënuar për KRlMET kundër njerëzimit në Kosovë nga TPNJ, të gjitha ata kanë pas hierarki të larta ushtarake dhe politike”, deklaron Alija.

Por, ai e konsideron mjaft shqetësuese dënimin e kaq pak serbëve që kanë kryer mizorit në Kosovë.

- Advertisement -

Mizorit serbe në Kosovë.
“Vetë fakti se në një anë kemi të eliminuar mbi 10 mijë civilë nga ky konflikt i armatosur, e në anën tjetër kemi një numër shumë të vogël të personave përgjegjës të cilët janë dënuar për mizorit e Iuftës dhe mizorit kundër njerëzimit tregon se institucionet vendore në Kosovë, në Serbi dhe institucionet ndërkombëtare nuk kanë bërë mjaftueshëm në dënimin e kryerësve të mizorive të Iuftës”.

Por, si zgjidhje po e konsideron që Kosova “të këmbëngulë që në dialogun politik me Serbinë, të hapet edhe tema e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar sa i përket gjykimit të mizorive të Iuftës, që prokuroria e Kosovës dhe ajo në Serbi të bashkëpunojnë, të shkëmbejnë informatat me një mbikëqyrje nga BE-ja”.

Në Kosovë, vetëm katër prokurorë merren me mizorit e kryera nga Serbët në Kosovë.

Por, përveç kësaj avokati Artan Qerkini, deklaron për Albanian Post se ka edhe shkaktarë të tjerë të shumtë se pse kemi kaq pak serbë të dënuar në Kosovë për mizorit e Iuftës.

“Shkaktarët të cilët kanë ndikuar në mos ndëshkimin e mizorive të kryera nga serbët lokalë dhe strukturat e sigurisë së Republikës së Serbisë janë të shumta. Shumica e të dyshuarve jetojnë në Serbi, shtet ky i cili asnjëherë nuk ka treguar gatishmëri për t’i ekstraduar të dyshuarit në Republikën e Kosovës.

Po ashtu konsideron, “se ende nuk kemi ekipe hetimore të specializuara për hetimin e mizorive të Iuftës”.

Sipas Qerkinit, edhe më shqetësuese mbetet se kemi standarde të dyfishta në trajtimin e mizorive të Iuftës.

“Përderisa pjesëtaret e UÇK-së janë procedura penalisht në masë shumë të madhe, në anën tjetër pjesëtaret e forcave Serbe të cilat kanë kryer një numër të madh të mizorive të Iuftës dhe mizorive kundër njerëzimit nuk janë proceduar fare penalisht”.

Fotografi gjermane për mizorit serbe dhe shkatërrimin e Kosovës gjatë Iuftës.
Të martën e 6 tetorit, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me vetëm 20 vjet burgim, Goran Stanishiçin, pasi u shpall fajtor për eliminimin e 13 civilëve në fshatin Sllovi të Lipjanit gjatë Iuftës në Kosovë (1998-1999).

Më 16 maj të vitit 2019, Kuvendi i Kosovës, kishte miratuar rezolutën që e fajëson Serbinë për gjenocid.

Për hartimin e kësaj Rezolute kanë punuar përfaqësuesit e të gjitha partive politike përveç grupit të Listës Serbe dhe rrjedhimisht partitë politike kanë shprehur gatishmërinë e tyre për mbështetje njëzëri të Rezolutës.

Gjatë Iuftës së fundit në Kosovë, më 1998-1999, janë eliminuar rreth 13 mijë e 500 persona, shumica dërrmuese shqiptarë.

Prej këtyre viktimave, 76 për qind besohet se ishin civilë. Ndërkaq, për nga përkatësia etnike, 10 mijë e 794 janë shqiptarë, 2 mijë e 197 serbë, kurse të tjerët u përkasin përkatësive tjera etnike.

Një plagë tjetër e Iuftës janë edhe rreth 1 mijë e 600 persona të pagjetur, kryesisht shqiptarë.

Në përfundim të misionit të tij, Tribunali Ndërkombëtar për Mizori Iufte në ish-Jugosllavi, ka rekomanduar që vendet e ish-Jugosllavisë ku përfshihej edhe Kosova t’i hetojnë dhe trajtojnë mizorit që janë kryer në territorin e këtyre vendeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit