Covid-19 bilanci ditor: Asnjë rast i vdekjes

    0
    108

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që prej dje janë konfirmuar 40 raste të reja me COVID-19, raporton Kosova ime.

    Konfirmimi i këtyre rasteve ka ardhur pas testimit të mbi 2 mijë e 870 mostrave.

    Aktualisht, janë rreth 1 mijë e 226 raste aktive në gjithë vendin.

    “ Nga 2.870 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182. Në total numri i rasteve aktive është 1.226 , ka njoftuar MSh’ja/Kosova ime