-1.2 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Serbia në panik: Gurkhat britanike me thika të lakuara sërish në Kosovë

Rekomandime

Forcat e KFOR-it në Kosovë janë përforcuar nga Batalioni i Parë Mbretëror i Gurkhave, një njësi elitare e Ushtrisë Britanike, e cila siç u kumtua, arriti për një stërvitje luftarake për pengimin e trazirave, gjë që, rastësisht ose jo, përputhet me tensionet e fundit në Jarinjë dhe Bërnjak, shkruan gazeta sebe, Politika.

- Advertisement -

Sipas pretendimeve të kësaj gazete, në Kosovë kanë arritur gjithsej 485 ushtarë britanikë, kryesisht Gurkha.

Titulli zyrtar i arritjes së tyre në Kosovë është stërvitja OPREH (OPREH – “Operational Rehearsal” – Provë Operative), e cila në fakt është një provë operative e pozicionimit të tyre të shpejtë në rast krize në këtë rajon. Gjegjësisht, njësia e përmendur është si rezervë strategjike e cila është praktikisht në një lloj kujdestarie, në gatishmëri, që zgjat për një vit, që nëse është e nevojshme, të zhvendoset shpejt nga baza e saj në Folkestone në Britaninë e Madhe në Kosovë.

Edhe pse ushtrime të ngjashme të KFOR-it mbahen rregullisht, është e pamundur të mos vërehet momenti aktual në lidhje me krizën e sapo përfunduar në pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut drejt Serbisë.

- Advertisement -

Këtë herë është rritur prania e ushtrisë serbe në afërsi të veriut të Kosovës, ndërsa nga Beogradi janë shprehur kërcënime të qarta se do të reagojnë “në rast të cenimit të serbëve të Kosovës”.

Sido që të jetë, Gurkhat përsëri gjenden në Kosovë, ku u vendosën për herë të parë në qershor të vitit 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës, kur forcat e KFOR-it hynë në Kosovë, pas fitores së NATO-s ndaj  forcave të RF të Jugosllavisë së atëhershme, transmeton Paparaci.com.

- Advertisement -

Këtë herë, Gurkhat sollën me vete pajisje për të shtypur trazirat në rrugë, e cila është një detyrë atipike për këtë njësi, e cila përbëhet nga anëtarët e popullit himalaian nga Nepali, të cilët njihen në të gjithë botën si ushtarë trima dhe të disiplinuar, besnikë ndaj kurorës Britanike dhe simboli i tyre i njohur është një thikë e lakuar e quajtur Kukri. Ata kanë shkuar me ushtrinë britanike në shumë pjesë të botës, përfshirë edhe Kosovën.

“Për serbët në Kosovë dhe shtetin e Serbisë, është shqetësuese që Gurkhat erdhën në Kosovë me pajisje për parandalimin e demonstratave në rrugë”, ka thënë nënkoloneli në pension i Shërbimit ushtarak serb të inteligjencës (KOS) Luban Karan për “Politika”.

“Nëse ato njësi do të përdoren për të parandaluar ndonjë protestë të mundshme nga serbët, unë dyshoj se ato do të ishin objektive dhe është e mundur që ata të përdorin forcë kundër popullatës serbe në veri”, pretendon Karan.

Ai tha se “qeveria e Kosovës pritet të organizojë veprime ushtarake që synojnë burimet dhe sistemet e energjisë në veri”.

“Kjo mund të jetë një mundësi që shqiptarët e Kosovës të shkojnë në veri ushtarakisht dhe që populli serb të protestojë. Neve na përgjigjet që KFOR është aty të pengoj trazirat, por me kusht që t’i mbrojnë serbët”, ka thënë Karan.

Ai konfirmon se Gurkhat janë njësitet më elitare britanike, sepse ata janë luftëtarë të lindur, prandaj ata dërgohen nëpër rajone ku priten problemet. Megjithatë, pretendon ai, “britanikët në Kosovë gjithmonë kanë qenë të njëanshëm dhe kjo duhet seriozisht të na brengosë”.

“Kjo është edhe një arsye serioze për çka duhet të na brengos ardhja e Gurkhave në Kosovë”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit