Profesori universitar, Fadil Maloku ka reaguar pas aksionit të ditës së sotme që ndodhi në veri të Kosovës.
Policia e Kosovës, së bashku me Doganën kanë kryer një aksion në tërë Kosovën për luftimin e KRlMlT të organizuar dhe kontrabandës.
Pas këtij aksioni në veri të Mitrovicës Policia u përballën me huliganët serbë.
E maloku thotë se, janë edhe disa shqipfolës që janë në gjendje të përballen me rezistencë të armatosur me Policinë.
Sipas tij, këta u bënën patriot me kontrabandë dhe KRlM të organizuar
Postimi i plotë:
“Patriotizmi” i plazma keksëve dhe i smokave!
Ca serb (e fatkeqësisht edhe ca shqipëfolës!) të Kosovës, aq shumë i ka bë “patriot” kontrabanda dhe KRlMl i organizuar në veri të Kosovës, sa që janë në gjendje edhe rezistencë të armatosur t’i bëjnë policisë sonë!
E ne vazhdojmë të blejmë PLAZMA KEKSA E SMOKA të Serbisë!
Vallahu, gjaku i dëshmorëve të UÇK-s ka me na zënë!