Kryetari aktual i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tha se plani kryesor i tij në rast se e fiton edhe një mandatë do të jetë zhvillimi ekonomik, parku i biznesit në Marinë ku do të krijohen 1000 vende të reja të punës dhe projekti shekullor do të jetë penda e Drenicës.
Ky projekt që do të realizohet në fshatin Kuqicë, në vitin 2018 e ka gjetur Jashari në sirtarët e mbuluar të komunës nga pluhuri.
Sipas tij, studimin i fizibilitetit të pendës së Drenicës i cili ishte bërë në vitin 2008 dhe për 10 vite ishte marrë askush me të, dhe ai e ka futur në listën e qeverisë për investime strategjike, dhe fal këtij veprimi kanë ardhur shumë investitor të huaj.
“Jemi në prag të nënshkrimit të marrëveshjes, këto do ti sqarojmë edhe me nivelin qendror, sepse ka një kosto të madhe, e që nga ky projekt përpos punësimit që do të ketë qytetarët, do të ketë edhe sistem të ujitjes për të gjitha tokat e Drenicës, kështu që është një projekt shekullor që Drenicës do të ja ndërrojnë të gjithë imazhin e Skenderajt dhe Drenicës në aspektin e zhvillimit ekonomik. Nëse shkon gjithçka sipas planit do të filloj menjëherë në fillim të vitit të ardhshëm dhe pas dy viteve do të përfundoj”, ka përfunduar Jashari.