2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kosova temë në takimin e Dendias me Blinkenin: A po lëviz Greqia drejt njohjes?

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Greqia në një deklaratë të përbashkët kanë shprehur edhe përkrahjen për integrimin euro-atlantik të Kosovës. Njohja e mundshme e pavarësisë së Kosovës nga Greqia është përfolur shumë kohëve të fundit pas vizitave të shkëmbyera mes kryediplomatëve të të dyja shteteve.

- Advertisement -

Diplomati grek, Alexandros Mallias në një opinion të tij para disa javëve është shprehur se intensifikimi i raporteve mes Prishtinës dhe Athinës mund të finalizohen me njohje.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias në takimin që ka pasur me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken kanë dalë me një deklaratë të përbashkët lidhur me bashkëpunimin e dy shteteve në disa fusha, si a jo e bashkëpunimit rajonal, mbrojtja dhe siguria, sundimi i ligjit, tregtia e investimet si dhe energjia e ambienti.

Në deklaratë është përmendur edhe Kosova dhe përkrahja që ShBA-ja dhe Greqia i japin shtetit më të ri në integrimet euro-atlantike.

- Advertisement -

“Greqia dhe ShBA-ja të dyja vazhdojnë ta përkrahin fuqishëm integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe theksojnë rëndësinë e fillimit urgjent të negociatave të anëtarësimit mes BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut sipas kushteve të përcaktuara”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e përbashkët të dy shteteve.

Greqia përbën njërën nga 5 shtetet anëtare të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe njohja nga Greqia mund ta nxis edhe njohjen nga Qipro, shtet tjetër i BE-së që nuk e njeh Kosovën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit