7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ambasada amerikane ripërsërit thirrjen për përmbylljen e misionit të UNMIK-ut

Rekomandime

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka reaguar lidhur me misionin e UNMIK-ut, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në një postim në Twitter, ambasada ka shpërndarë fjalimin e ambasadorit të SHBA-së në OKB, Jeffrey DeLaurentis, i cili deklaroi se UNMIK-u duhet të përmbyllë misionin në Kosovë.

- Advertisement -

“Ngjarjet e fundit përsëri demonstruan se UNMIK-u e ka përmbushur qëllimin e tij siç është përcaktuar në mandatin fillestar. Ne duhet ta pranojmë këtë realitet dhe të shkojmë drejt mbylljes së tij. “, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-së në Kosovë, që citon pjesë nga fjalimi i djeshëm i ambasadorit amerikan në OKB.

Dje në mbledhjen e KS të OKB-së, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri thirrje për t’i dhënë fund misionit të UNMIK-ut, të cilin e kritikoi për qëndrimin e tij kundrejt veprimeve të institucioneve të Kosovës të cilat sipas shefit të këtij misioni ishin të njëanshme.

- Advertisement -

Presidentja Osmani tha se bisedimet me Serbinë nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë për statusin e Kosovës, duke i bërë thirrje Beogradit që të njohë realitetin e Kosovës së pavarur.

“Lufta kundër krimit të organizuar është e pakompromis dhe e panegociueshme. Të negociosh e të bësh kompromis me krimin është të bëhesh njëri prej tyre”, tha presidentja Osmani, duke shpjeguar se operacioni i 13 tetorit ishte i drejtuar kundër krimit dhe kontrabandës dhe se shumica e të arrestuarve ishin shqiptarë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit