-0.3 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Bërnabiq: Është e mundur një marrëveshje historike midis serbëve dhe shqiptarëve – nuk do ta nënshkruaja pavarësinë e Kosovës

Rekomandime

Një marrëveshje historike midis serbëve dhe shqiptarëve është e mundur, por kërkon udhëheqës të guximshëm me një vizion, siç është presidenti serb Aleksandar Vuçiq, theksoi kryeministrja serbe Ana Bërnabiq dhe shtoi se ajo, si kryeministre, nuk do të nënshkruajë pavarësinë e Kosovës.

- Advertisement -

Bërnabiqi konfirmoi se ka presione të ndryshme ndaj Serbisë, por vuri në dukje se “ultimatume dhe zgjidhje nuk mund t’i jepen Vuçiqit”.

E pyetur drejtpërdrejt nëse do të nënshkruante njohjen e pavarësisë së Kosovës, ajo u përgjigj “jo”.

Në këtë fazë, theksoi ajo, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara nuk thanë se nuk do të kishte anëtarësim në BE pa njohjen e Kosovës, por se nuk do të kishte anëtarësim pa një zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës.

- Advertisement -

“Serbia është e angazhuar për zgjidhjen e konfliktit të ngrirë, interesin e vendit për paqen dhe stabilitetin, si dhe anëtarësimin në BE”, tha Bërnabiqi.

“Gjetja e një kompromisi që do të siguronte paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm dhe rruga jonë evropiane janë në interesin e Serbisë, sepse ato do të sigurojnë që ne të vazhdojmë të forcohemi ekonomikisht”, tha kryeministrja serbe dhe deklaroi se “në Prishtinë nuk ka udhëheqës me vizion dhe guxim”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit