Ana Ivanoviq, ish – tenistja serbe, është në qendër të vëmendjes këto ditë, pasi u nominua për të hyrë në shtëpinë e Famës së tenisit.
Ana shpesh ndan këshilla të modës në profilin e saj në Instagram, të cilat shoqërohen me ndonjë këngë.
Në njoftimin e fundit, ajo ka ngritur ndjenja e saja.
“Ana Ivanoviq është cak i sulmeve për shkak të këngëtares shqiptare që urren serbët!
Bukuroshja serbe është shënjestër e komenteve fyese! Së bashku me videon ajo zgjodhi disa kombinime të veshjes verore, duke publikuar këngën e Dua Lipës, për të cilën fansat e saj në Serbi u zemëruan”.
View this post on Instagram
“Zgjedhje e keqe”! “Turp”! “Pse Dual Lipa”? “Ajo ka pështyrë serbët”, janë disa nga komentet e serbëve që iu drejtuan Anës në Istagram.
“Ana nuk kishte ndonjë qëllim të keq”, shkruan media serbe.