Ky është numri i saktë në sa komuna shkon Vetëvendosje në balotazh

0
377

Deputeti i VV’së, Haki Abazi, e ka cilësuar si sukses e fitore të madhe shkuarjen në balotazh në 12 komuna.

Abazi, tha se dita e djeshme kur u mbajtën zgjedhje ishte e jashtëzakonshme dhe shfaqi kulturë të lartë demokratike.

“Ka qenë një ditë e jashtëzakonshme me kulturë të lartë demokratike, falënderojmë të gjithë ata që kanë marrë përsipër organizimin, KQZ, vëzhguesit, mbrojtësit e votës dhe të tjerët. Kjo një shënon një situatë që na bën të gjithëve krenarë”.

Tutje ai tha se është fitore e madhe për partinë shkuarja në balotazh në 12 komuna, duke e përmendur faktin se si ishte LVV në 2017, por duke harruar se me 14 shkurt mori 50.2% të votave.

“Nga leximet që kam për rezultatet, shkuarja në balotazh në 12 komuna, nga një masë shumë e vogël e përfaqësimit të Vetëvendosjes nga viti 2017, është një fitore e madhe. Do e shohim në balotazh se si do të jenë rezultatet përfundimtare”, tha Abazi.