Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka thënë se zgjedhjet e 17 tetorit dalluan me ato të shkurtit, për shkak se në krye të listës më 14 shkurt ishin emra të ‘papërsëritur’.
“Ai është liruar nga detyra dher është në garë për Prishtinën, në balotazh ku prijmë qartazi, besoj që ai do të jetë kryetar i kryeqytetit dhe me datën 15 nëntor do ta marrë detyrën aty ku duhet dhe ku kanë thënë edhe qytetarët e kryeqytet pra si kryebashkiak i Prishtinës. Sa i përket zgjedhjeve të 14 shkurtit, nuk besoj që mund t’i krahasojmë me zgjedhjet e 17 tetorit, besoj se në krye të listës kanë qenë tre njerëzit që udhëheqin me tri institucionet. Ajo listë është e pashembullt jo vetëm në Kosovën e pasluftës. Nuk ka aso liste më. Në atë listë ku presidentja, kryeparlamentari dhë une jemi në krye, nuk mund të përsëritet ajo më me kushedi sa dekada”, ka thënë Kurti.