13.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

LDK barazohet me vota me VV-në në nivel vendi, del partia e dytë në Kosovë

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet që u mbajtën të dielën e 17 tetorit, arriti të barazohet me Lëvizjen Vetëvendosje. Pas tyre, e treta po radhitet, me dallim të vogël të votave, Partia Demokratike e Kosovës.

- Advertisement -

Kjo del nga numërimi i votave për Kuvendet Komunale, nga aq sa janë numëruar deri tash.

Vetëvendosje e cila në zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të 14 shkurtit mori 428 mijë vota, në zgjedhjet e ditës së djeshme ka rënë për 280 mijë vota, duke rezultuar në rreth 158 mijë vota në zgjedhjet lokale 2021.

Krejt tjetër rezultat ka treguar Lidhja Demokratike e Kosovës dje në zgjedhje. Kjo parti ka marrë 41 mijë e 248 vota më shumë se në zgjedhjet e 14 shkurtit.

- Advertisement -

LDK në zgjedhjet e 14 shkurtit pati marrë 110 mijë e 985 vota, ndërsa dje moti 151 mijë e 233 vota.

- Advertisement -

PDK është rritur me vota vetëm 436 vota më shumë në raport me zgjedhjet e 14 shkurtit. Derisa në renditje, del partia e tretë politike në nivel vendi.

Kujtojë se Lidhja Demokratike e Kosovës kishte pësuar rënie të madhe të numrit të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit. E menjëherë pas nisi reformat brenda partisë, duke e vënë në krye të saj, Lumir Abdixhikun.

Njëjtë ndodhi edhe me PDK’në. Partia Demokratike tashmë drejtohet nga Memli Krasniqi.

AAK po ashtu nga 62 mijë e 111 sa mori në zgjedhjet e 14 shkurtit tash mori 82 mijë e 236.

Ndërkohë që Lista Serbe ka marrë mbi 51 mijë vota në këto zgjedhje, ose 7 mijë më shumë se për 14 shkurt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit