2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Izraeli i interesuar për të binjakëzuar komunat me Kosovën

Rekomandime

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi sot ka zhvilluar një takim virtual me Ministrin e Bashkëpunimit Regjional të Izraelit, Esawi Frej.

Krasniqi njoftoi se në fokus të bisedimeve ishte bashkëpunimi ndërshtetëror në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit dhe fushave tjera me interes të përbashkët.

- Advertisement -

Po ashtu, Krasniqi tregoi se është ftuar nga Minsitri Frej në një vizitë zyrtarë në Izrael me qëllim të diskutimit për arritjen e një marrëveshje e cila parasheh bashkëpunimin me interes të përbashkët.

Ndërsa, ministri Frej ka ofruar përkrahjen e plotë për çdo iniciativë dhe bashkëpunim në mes të dy vendeve, me theks të veçantë binjakzimi i komunave të dy shteteve

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Sot, pata kënaqësinë të zhvilloj një takim virtual me Ministrin e Bashkëpunimit Regjional të Izrealit z. Esawi Frej.

Në fokus të bisedimeve ishin bashkëpunimi ndërshtetëror në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit dhe fushave tjera me interes të përbashkët.

- Advertisement -

Gjithashtu, gjatë këtij takimi e njoftova Ministrin z. Frej për potencialin të cilin e ofron Kosova, në veçanti në nivelin lokal. Poashtu, ftova Ministrin z. Frej, në një vizitë në Republikën e Kosovës për të diskutuar lidhur me projektet e përbashkëta dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Në anën tjetër, Ministri z. Frej, ofroi përkrahjen e tij të plotë për çdo iniciativë dhe bashkëpunim në mes të dy vendeve, me theks të veçantë binjakzimi i komunave të dy shteteve. Gjithashtu, Ministri z. Frej, më ftoi, në një vizitë zyrtare në Izrael gjatё javёve nё vijim me qëllim të diskutimit për arritjen e një marrveshje e cila parasheh bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit