0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Reagon përsëri Bekim Jashari: Festuan si festuan për një “fitore” që as vetë nuk e kishin pritur

Rekomandime

Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar përsëri për rezultatin e zgjedhjeve të 17 tetorit. Ai përsëri ka aluduar në manipulim të votave dhe ka thënë se do t’i shkojë deri në fund rrugëve ligjore.

Në fillim të një statusi të gjatë në Facebook, Jashari thotë se ka realizuar qindra projekte gjatë katër viteve të kaluara kur ishte kryetar.

- Advertisement -

“Të dashur qytetarë, mbështetës të Idealit tonë të përbashkët, Ju faleminderit mijëra herë nga zemra për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur gjatë qeverisjes sime 4 vjeçare, duke realizuar së bashku qindra projekte milionëshe që kanë ngritur mirëqenien e qytetarëve të Skenderajt dhe të cilat do të mbahen mend gjatë nga të gjithë. Jam jashtëzakonisht i lumtur që me vullnetin më të madh, pavarësisht shumë sfidave, me angazhim maksimal bashkë me qytetarët instaluam një qeverisje të mirë dhe transparente, një standard të ri të qeverisje për qytetarët tonë. Sot duhet të ndihemi krenar secili nga Ne që punuam me tërë mundin në këto 4 vite për qytetarët, për fushatën shembull që zhvilluam, për programin zhvillimor që ofruam, për ruajtjen e dinjitetit të qytetarëve, për respektimin e ligjeve dhe institucioneve tona të ndërtuara me shumë mund e sakrificë.”, shrkuan ai.

Ai vazhdon tutje duke thënë se qytetarët janë manipuluar e shantazhuar para qendrave të votimit dhe se ata që festuan nuk e kishin pritur fitoren.

“Të turpëruar duhet të ndihen vetëm ata që nuk lanë gurë pa lëvizur e metodë antiligjore pa përdorur për të marrë peng votën e qytetarëve, ata që ju bënë presion votuesve, ata që iu shkuan në shtëpi një ditë para votimit, ata që i ndalën votuesit para qendrave të votimit duke i shantazhuar e mashtruar, ata që vodhën vullnetin e lirë të qytetarëve e ata që festuan si festuan për një “fitore” që as vet nuk e kishin pritur. Të gjitha këto i dijnë shumë mirë qytetarët e vendit tonë, këto sot fliten gjithandej dhe tashmë çdo gjë dihet për manipulimin e këtyre zgjedhjeve”, shkruan tutje ai.

- Advertisement -

Ai tregon se ka bërë mbi 10 ankesa në PZAP dhe se do të vazhdojë të luftojë për “drejtësi”

“Të dashur qytetarë, duke besuar fuqishëm në drejtësinë tonë kemi bërë mbi 10 ankesa në lidhje me manipulimin e procesit zgjedhor dhe presim që të zbardhet e vërteta edhe nëse duhet të hapet e të verifikohet çdo kuti e votimit. As këto zgjedhje, as manipulimet e shumta dhe as asgjë tjetër nuk mund të ndalë angazhimin tonë të përbashkët për qytetarët dhe vendin tonë të shenjtë. Fitues të vërtetë të këtyre zgjedhjeve jemi vetëm Ne qytetarë të dashur, numrat e vjedhur e manipuluar nuk mund t’i mbulojnë veprat dhe sjelljet e tyre antiligjore dhe anti morale. Shihemi së shpejti bashkë për Idealin tonë!”, përfundon ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit