7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ramabaja: Ka marrëveshje të fshehtë mes Lutfi Hazirit dhe Listës Serbe

Rekomandime

Profesori Sadri Ramabaj në emisionin Pressing të T7, ka thënë se ekziston një marrëveshje e fshehtë në mes të kandidatit për kryetar të Gjilanit nga LDK, Lutfi Hazirit dhe Listës Serbe.

Ramabaja akuzoi mediat lidhur me këtë çështje kanë heshtur, edhe pse Klan Kosova ka raportuar para 2 ore lidhur me këtë zhvillim.

- Advertisement -

“Ka 48 orë që qarkullon lajm për një marrëveshje të fshehtë mes Lutfi Hazirit dhe Listës Serbe. Por, mediat kanë heshtur deri sot. Këto informacione më kanë ardhur nga KQZ-ja”, është shprehur Ramabaja.

“Sa për qind e qytetarëve serbë që kanë votuar për Listën Serbe, përafërsisht po aq kanë votuar për Lutfi Hazirin atje”, ka thënë Ramabaja.

“Është shumë lehtë të vërtetohet”.

- Advertisement -

“Po të kishin votuar për Albinin, e dini çfarë do të bënin mediat”, vazhdoi me akuzën ndaj mediave.

E analisti Dukagjin Gorani ka thënëse nëse kjo është e vërtetë atëherë ky zhvillim i jep një fije shprese.

- Advertisement -

“Unë nuk e besoj atë. E dyta unë mendoj që banorët serbë që votojnë për një kandidat shqiptar, është njëfarë fije shprese”, ka thënë Gorani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit