Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Garaçanicë, punëtor i një kompanie ka marrë pazarin ditor dhe nuk e ka kthyer.
Rastin në polici e ka paraqitur pronari i kompanisë. Ai ka thënë se punëtori i tij i ka marrë pazarin ditor në vlerë 1040.99 euro.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se punonjësi i tij, mashkull kosovar ka marrë pazarin në vlerë të 1040.99 euro dhe nuk e ka dorëzuar në kompani. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.