7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Paqartësi në Skenderaj/ Ja kush ka ‘gisht’ në humbjen e papritur të Bekim Jasharit!

Rekomandime

Fitorja e PDK-së në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit në Skenderaj është e diskutueshmeManipulimet e votave në procesin zgjedhor në Skenderaj

Të dielën, me 17 tetor u mbajtën zgjedhjet lokale në Kosovës, ku si në çdo palë zgjedhje edhe kësaj radhe kishte befasi.

Mund të themi se befasia më e madhe e këtyre zgjedhjeve ishte humbja e Bekim Jasharit në Skenderaj, pasi kundër kandidati i tij nga radhët e PDK-së, Fadil Nura doli fitues pa balotazh.

- Advertisement -

Ky rezultat ishte befasues për shumicën e opinionit publik, pasi nuk pritej që një anëtar i familjes Jashari të humbasë në Skenderaj, e aq më pak kur edhe të gjitha sondazhet e shpallnin fitues.

Kësisoj, Bekim Jashari nuk e pranoi këtë rezultat, ai zbuloi manipulime, vjedhje dhe blerje të votave, ku me këtë rast ai paraqiti mbi 10 ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“Në emër të demokracisë dhe vullnetit të shenjtë të qytetarëve kërkoj nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe Prokuroria e Kosovës që të hetojnë çdo keqpërdorim të procesit zgjedhor”, deklaroi Jashari, përcjell “Bota sot”.

- Advertisement -

Analistët politikë në prononcimet e tyre për gazetën “Bota sot”, komentuan këtë humbje befasuese të Jasharit.

Ata vlerësuan se ndikim në procesin zgjedhor në komunën e Skenderajt kishte ish-kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku.

- Advertisement -

Mehazi: PDK e shfrytëzoi moralin politik të Bekim Jasharit!

Sulejman Mehazi

Profesori dhe analisti politik, Sulejman Mehazi, i vuri në diskutim rezultatet zgjedhore në Skenderaj dhe Han të Elezit, ku në dy këto komuna fituese doli PDK-ja.

Ai në prononcimin për gazetën “Bota sot”, tha se këto rezultate në të këto dy komuna janë të dyshimta, ku mund të thuhet se fitoret e PDK-së janë pandershmëri e madhe zgjedhore.

“Fitoret e PDK-së në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit në dy komunat e Skenderajt dhe të Hanit të Elezit janë të diskutueshme dhe me shumë dyshime dhe pabesi, vetë humbja e befasishme e Bekim Jasharit në Skenderaj dhe e Refki Sumës në Han të Elezit tregon se fitorja e PDK-së është me shumë pandershmëri të madhe zgjedhore”, deklaroi analisti.

Sipas Mehazit, në Skenderaj dhe Han të Elezit ka pasur ndërhyrje në procesin zgjedhor nga ana e militantëve të PDK-së, kundër Bekim Jasharit dhe Refki Sumës.

Madje, ai u shpreh se moralin politik të Jasharit dhe Sumës, e shfrytëzoi PDK-ja e Memli Krasniqit kundër tyre, për t’i mposhtur ata.

“Në këto dy komuna ka pasur shumë ndërkëmbëza parazgjedhore dhe gjatë ditës së votimit nga ana e anëtarëve e militantëve të PDK-së kundër dy kryetarëve të pavarur të Skenderajt dhe të Hanit të Elezit të cilët si të pavarur, të vetmuar e pa ndihmë partiake kanë fituar prefekturat. Teoria politike thotë se personat jo partiak e të pavarur që fitojnë komunat quhen jo fitues politik, por fitues të ndershmërisë, autoritetit e moralit njerëzor. Këtë moral të pavarësisë e të vetmisë politike të Bekim Jasharit dhe Refki Sumës PDK-ja e Krasniqit e ka shfrytëzuar me lehtësi për të mposhtur me pandershmëri partiake Bekimin e Jasharajve”, theksoi ai.

Në vazhdim, analisti tha se ‘lufta’ e PDK-së ndaj Bekim Jasharit në Skenderaj, vërehet edhe në ankesat e tij për vjedhje dhe blerje të votave.

Ai konsideron se ndershmërinë politike të Bekim Jasharit e ka shfrytëzuar klani i PDK-së, prandaj nuk është shumë e rastësishme që kjo parti fitoi garën në raundin e parë të zgjedhjeve në Skenderaj.

“E tërë makineria partiake e PDK-së ka luftua kundër një personit siç është Bekim Jashari në Skenderaj dhe Rufki Suma në Han të Elezit. Kjo vërehej gjatë deklaratave ankuese të dy prefektëve të pavarur të Skenderaj dhe Hanit të Elezit të cilët gjatë tërë kohës së votimeve ankoheshin për blerje e vjedhje votash. Moralin dhe ndershmërinë politike të Bekim Jasharit e kanë shfrytëzuar klani i të pamoralshmëve të PDK-së për të mposhtur e fituar Jasharin, po edhe Sumën. Nuk është e rastësishme që në raundin e parë PDK-ja fitoi kandidatin e pavarur pa ngjyrime politike, Bekim Jasharin, dhe kandidatin tjetër të pavarur e pa ngjyrime politike, Rufki Sumën, i cili tre mandate radhazi ka udhëhequr suksesshëm komunën e Hanit të Elezit”, nënvizoi Mehazi.

Në fund, ai beson se në humbjen e Jasharit ka gisht Sami Lushtaku.

Po ashtu, ai përmendi edhe vjedhjet e votave nga ana e PDK-së, ku të gjithë qytetarët e Kosovës u habiten nga humbja e djalit të ndershëm siç është Bekim Jashari.

“Për humbjen e Bekim Jasharit në Skenderaj jemi të sigurt se gisht ka edhe Sami Lushtaku që ka nxitur militantët e pandershëm të PDK-së, kurse për humbjen e Rufki Sumës në Han të Elezit gisht vjedhjesh e blerjesh votash kanë militantët e ashpër të PDK-së.

Shenja e vjedhjeve e blerjeve të votave nga ana e PDK-së shpreh habinë e qytetarëve të Kosovës, se si është e mundur të humb Skenderajn djali i ndershëm Bekim Jashari. Sensacionet e pandershme zgjedhore të PDK-së kanë habitur edhe vetë qytetarët e Skenderajt se si humbi Bekim Murati në komunën e tyre”, përfundoi Sulejman Mehazi për gazetën “Bota sot”.

Krasniqi: Ky është gabimi më i madh i PDK-së në Skenderaj

Islam Krasniqi

Ndërsa, analisti politik, Islam Krasniqi u befasua me festën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Skenderaj.

Ai gjatë prononcimit të tij për gazetën “Bota sot”, tha se e ka parasysh që Skenderaj është bastion i PDK-së, mirëpo festa kundër një individi të një familje që është simbol i kombit shqiptar, ishte e papranueshme.

“Ne e dimë së Skenderaj është bastion i PDK-së dhe vërtet është i pathyeshëm, sepse qytetarët e duan vetëm atë parti, nuk ka dilemë këtu, por si gabim e shoh festën e madhe pas fitores, sepse aty u mposht një individ i një familje e cila është simbol i kombit shqiptar”, deklaroi analisti.

Tutje, Krasniqi vlerësoi se PDK veproi pa i shikuar pasojat që mund të vijnë më vonë, prandaj edhe luftuan aq ashpër që kandidati i tyre të zgjidhet i pari në këtë komunë.

“Nuk ka rëndësi se kush ka ndikuar në këto zgjedhje, kur e dimë së të gjithë luftojnë për të parin dhe nuk ka ndaj kujt të hakmerren, sepse partia e tij ka ndikuar për të ardhur ky vendim pas që ata u munduan që ta ndëshkojnë kryeministrin në detyrë duke mos i shikuar pasojat që mund të vijnë me vonë”, theksoi ai.

Në fund, analisti kërkoi nga Bekim Jashari që pas kësaj gare zgjedhore të tërhiqet nga politika, pasi sipas tij kush hyn në politikë edhe mund të përfshihet në raste jo të favorshme, të cilat mund ta dëmtojnë imazhin e tij, si një djalë nga familja Jashari.

“Ne duhet të jemi të matur në deklaratat tona, sepse z. Jashari ka dashur t’i vishet garës dhe rezultati duhet të pranohet na pëlqeu ose jo, ai nuk e ka përfaqësuar aty familjen Jashari, por është munduar të ruajë postin e të parit të komunës që PDK-ja ia dhuroi vetë para katër viteve, e mira e gjithë kësaj do të ishte që z. Jashari të ofrojë dorëheqjen dhe të mos merret më me politikë, që ta ruajë prejardhjen e tij, sepse në politikë kush hyn nuk del pa u ‘lagur’ pak”, përmbylli Islam Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit