2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Bislimi: Ka rënie të AAK-së e LDK-së, lëvizje të PDK-së në nivel pozitiv dhe rritje të madhe të VV-së

Rekomandime

Nënkryetari i LVV-së, Besnik Bislimi, derisa ka krahasuar rezultatet zgjedhore me ato tw para katër viteve, ka thënë se partia e tij ka pasur rritje shumë të madhe në zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën.

- Advertisement -

“Nëse krahasojmë këto zgjedhje me zgjedhjet paraprake lokale, ka rënie të LDK-së dhe AAK-së, ka pak lëvizje të PDK-së në nivel pozitiv dhe ka rritje shumë të madhe të LVV-së”, ka thënë ai.

Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë marrë 229.349 vota më pak në këto zgjedhje krahasuar me numrin e votave që VV-ja e kishte në zgjedhjet nacionale në shkurt. Por, Bislimi ka thënë se zgjedhjet nacionale me ato lokale nuk mund të krahasohen.

“Po thoni se 229 më pak i ka LVV-ja , por mblidhini në këto zgjedhje votat e VV-së, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. Të gjitha bashkë ndoshta nuk bëjnë as 600.000, por vetëm VV-ja ka pasur 430.000 në zgjedhje nacionale, sepse vëllimi i votave të përgjithshme që i shkon katër subjekteve në zgjedhje nacionale është shumë më i madh”.

- Advertisement -

Madje, Bislimi i cili mban edhe postin e zëvendëskryeministrit, ka bërë një analizë personale se pse nuk mund të krahasohen dhe se ky numër mund të jetë burim manipulimi.

“Një shembull për ta ilustruar pse numri si i tillë është gabim me u paraqitë dhe me u debatu. Nëse në një paralele janë 100 individë dhe 60 prej tyre janë të gjinisë mashkullore, në parinë tjetër janë 50 por 48 prej tyre janë të gjinisë mashkullore, ku ka më shumë meshkuj në grupin e parë apo të dytin. Ka shumë elemente që duhet pasur parasysh para interpretimit të numrave. Më kujtohet si student na ishte prezantuar një statistikë nga Kroacia ku thuhej se ka rritur eksportet për 10 për qind në mars në raport me muajin shkurt. Por në fakt muaji mars i ka 10 për qind ditë më shumë, por statistika nëse e nxjerrë vetëm si numër është burim i manipulimit. Numri këtu nuk mund të përdoret në kontekst të zgjedhjeve lokale që kemi kaluar”, ka treguar Bislimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit