-1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Boksierët kosovarë: Vetëm Vuçiq jep lejen që Kosova të boksojë me shenja kosovare, jemi duke pritë vendimin e tij

Rekomandime

Boksierët kosovarë, Bashkim Bajoku, Patriot Behrami dhe Shpëtim Bajoku së bahsku me trajnerin Besim Brahimi dhe sekretarin Latif Demolli janë ndalur në kufirin Kosovë-Serbi.

Arsyja e ndaljes është që autoritetet serbe nuk po lejojnë hyrjen e sportistëve nga Kosova me simbolet e tyre.

- Advertisement -

Lidhur me detajet se si janë ndaluar dhe ku gjenden tani, Insporti ka kontaktuar me sekretarin gjeneral Letafi Demollin.

“Na kanë hallakatë bagazhin dhe na kanë gjetur trenerkat me shenjën KOS, dhe na është thënë që nëse ju ka ardhë lajmi prej qeverisë në kufi, do t’iu çojmë me përcjellje, por nëse i leni uniformat anej dikun mundeni me kalu. Unë si përgjegjës i ekipit, në kampionat botëror marim pjesë me llogo dhe flamur të Kosovës”- tha fillimisht Demolli.

“Unë kom kontaktu me këshilltarin e presidentit, Umar Kremlev dhe më tha që ka kontakt me kryetarin dhe kryetari ka shku te Vuçiq dhe tha se vetëm Vuçiq jep lejën që Kosova të boksojë me shenja dhe llogo të Kosovës. Jemi t’u pritë në kufi, nëse nuk na lëjnë me llogo do të kthehemi në Kosovë” – tha Demolli për Insportin.

- Advertisement -

Ekspedita jonë ishte nisur mbrëmë për në Beograd, aty ku do të organizohet kampionati botëror i boksit për amator.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit