1 mijë e 324 zarfe me vota nga diaspora janë refuzuar nga KQZ, pasi u vlerësuan si jo të rregullta.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, në mbledhjen e sotme.
Ky i fundit ka njoftuar se numërimi i 9 mijë e 610 zarfeve të aprovuara do të bëhet ditëve në vijim.
“Për votat me postë, rezulton se janë 10 mijë e 934 zarfe me fletëvotime përmes postës, janë aprovuar 9 mijë e 610 zarfe të individualizuara me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 324 të tilla”, tha ai
“Pranimi i votave me postë është bërë në QNR me datë 21 tetor dhe në ditët në vijim do të fillojë numërimi i votave me postë”, shtoi Ahmetaj.