Një grua dhe një fëmijë kanë mbetur të lënduar pasi janë zënë nga skelet e një lokali i cili ishte duke u rregulluar në qendër të Gjilanit.
Express merr vesh se gruaja është dërguar për trajtim në spitalin e Gjilanit për shkak të lëndimeve që ka marrë.
Ajo ishte duke kaluar afër lokalit i cili është përball Komunës së Gjilanit, e në të cilin kishte punime.
Atëherë edhe skelet kishin rënë mbi të.
Qytetarët që kanë qenë afër i kanë dal në ndihmë asaj dhe fëmijës.