11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Serbia vazhdon të koordinohet me Rusinë e BE-ja hesht/ Petkoviç falënderon rusët, thotë se nuk heqin dorë nga asociacioni

Rekomandime

Drejtori i së ashtuquajturës zyra për Kosovë Petar Petkoviç ka biseduar me ambasadorin rus Harçenko, të cilin e njohu me situatën e sigurisë në Kosovë , pas ngjarjeve të fundit dhe zgjedhjeve lokale, kumton kjo zyrë.

“Sulmet dhe presionet ndaj popullit serb në Kosovë janë gjithnjë e më të shpeshta, që tregon edhe serioziteti i incidenteve të fundit, ku brenda 20 dite, njësitet speciale të armatosura ROSU jo legalisht ndërhynë në veri”, tha Petkoviç.

- Advertisement -

„Gjatë incidentit të 13 tetorit, pjesëtarët e njësive policore kanë shtënë nga armë zjarri në popullin duarthatë dhe me atë rast u plagos një qytetar në Zveçan dhe vetëm fal përmbajtjes së serbëve u evitua tragjedia që mund të kishte pasoja për gjithë regjionin” tha ai.

Ndërsa, duke informuar lidhur me rezultatet e zgjedhjeve lokale, ku LS fitoi në të gjitha komunat serbe, Petkoviç tha se serbët pranuan të marrin pjesë në zgjedhje vetëm se mbështesin marrëveshjen e Brukselit dhe që presin formimin e asociacionit të komunave.

Petkoviç nënvizoi se Beogradi nuk do heq dorë nga asociacioni me kompetencat që i takojnë sipas marrëveshjes së Brukselit dhe këtë do e kërkojnë qysh në takimin e ardhshëm në Bruksel, gjë që e ka thënë qartë edhe BE.

- Advertisement -

Sipas tij, Beogradi mbetet i përkushtuar për dialog si mjetin e vetëm për zgjidhjen e mospajtimeve dhe krijimin e parakushteve për paqe të përhershme në Ballkan, ndërkohë që marrëveshja e Brukselit mbetet peng i mosgatishmërisë së Prishtinës për të përmbushur atë për çka është pajtuar, para së gjithave asociacionit.

Ai iu falënderua ambasadorit rus për mbështetjen e vazhdueshme të Moskës në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë, duke shtuar se raportet ruso-serbe do vazhdojnë të rritën në frymën e miqësisë tradicionale mes dy shteteve edhe dy popujve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit