1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kurti thotë se Qeveria s’ka faj për rritjen e çmimeve, u kërkon qytetarëve qetësi e durim

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e tij nuk ka faj për rritjen e çmimeve. Ai, përmes një postimi në Facebook tha se Kosova i është ekspozuar një inflacioni që ka ndikuar në rritjen e çmimeve sikurse e gjithë bota.

- Advertisement -

Ai ka kërkuar nga qytetarët qetësi e durim, duke paralajmëruar që ditëve në vijim do ta bëjnë një pako masash që do t’u ndihmojnë atyre.

“Kosova, sikurse e gjithë bota, i është ekspozuar një inflacioni që kryesisht vie si rezultat i katër faktorëve: shkëputjes së zinxhirit të furnizimeve për shkak të pandemisë, rikthimit të konsumit global më shpejt sesa që mund të përshtatej prodhimi i cili gjatë pandemisë ishte stopuar, rritja në nivel global e çmimit të energjisë dhe spekulantët e ndryshëm që bëhen profiterë të krizave. Shkalla e inflacionit sipas Agjencisë së Statistikave në fund të muajit shtator ishte 4.9%, gjë që është në linjë me ngritjen globale të çmimeve për disa produkte”, ka shkruar Kurti.

Ai ka përmendur edhe një “fushatë” të drejtuar kundër tij lidhur me këtë çështje.

- Advertisement -

“Mirëpo, ditëve të fundit jemi dëshmitarë të një fushate e cila trumbeton çdo ditë për rritje çmimesh dhe tenton të fajësojë Qeverinë për këtë. Kjo, në njërën anë, synon t’ua shtrojë terrenin manipuluesve për të ngritur çmimet me pretekstin se tani jemi në një ambient ku secili çmim duhet të ngritet, pavarësisht se a ka ngritje të kostos apo jo, ndërsa, në anën tjetër, tenton të nxisë nervozë e panik te qytetarët”, shkroi Kurti.

“Paniku dhe pritjet se do të ketë rritje çmimesh, ndikojnë në blerje të shtyera nga frika, gjë që pastaj rezulton në mungesë të produkteve në rafte, e rrjedhimisht edhe në ngritje të mëtutjeshme të çmimeve”, thotë kryeministri.

- Advertisement -

Kreu i Qeverisë ka kujtuar kohën e fillimit të pandemisë, duke bërë një krahasim me situatën aktuale.

“Një gjë të tillë kishin tentuar ta bëjnë edhe në fillim të pandemisë COVID-19 vitin e kaluar, me çmimin e miellit. Atëherë ne kishim bërë thirrje për qetësi, dhe kishim garantuar se askush nuk do të mbetej pta bukë. Ashtu edhe doli. Mirëpo, shumë qytetarë kishin përfunduar me sasi mielli nëpër shtëpitë e tyre, të blerë me çmim dy e trefish nga frika e mungesës së miellit dhe rritjes së çmimit. Fituesit e vetëm atëherë dolën të ishin tregtarët. Të njëjtën gjë, pra qetësi e durim, po u kërkoj edhe tani teksa po punojmë që ditëve në vijim të kemi një pako masash që u vijnë në ndihmë qytetarëve”, shkroi Kurti.

Ai iu kundërpërgjigj edhe atyre që ia rikujtuan disa deklarata të mëhershme ku ai tregonte se si me qeverisjen e tij do të uleshin çmimet e produkteve bazike.

“Kurse ata që po fajësojnë Qeverinë tani, kurrë nuk e kanë pasur brengë çmimin e bukës, e as hallet e qytetarëve. Përndryshe do të kishin reaguar me kohë kur zaptohej toka bujqësore. Për 10 vite, më se gjysmë miliardë euro të taksave i kanë shpenzuar për bujqësi, e produktiviteti bujqësor ka pësuar rënie, sepse subvencionet nuk u shkonin bujqve por xhepave të miqve të tyre”, shkroi Kurti. Sipas tij, ata janë “po të njëjtit që nuk thanë asnjë fjalë kur fabrika e vajit në Ferizaj ishte shitur për skrap. E tani ankohen për çmimin e vajit të importuar!.”

“Janë po të njëjtit që vitin e kaluar, në emër të rimëkëmbjes ekonomike kishin shpërblyer supermarketet e mëdha me qindra mijëra euro, përkundër faktit që ishin po ato biznese që kishin fitime rekord në kohë pandemie”, shkroi Kurti, duke u thënë qytetarëve “injoroni të tillët”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit