7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Bën shqiponjën dykrenare me duar, Miss Serbia haIIakat vendin e vet

Rekomandime

Së fundmi Miss Shqipëria, Miss Mali i Zi, Miss Kosova dhe Miss Serbia kanë shkrepur një foto të gjitha së bashku duke formuar shqiponjën dykrenare me duar. Por gjesti i Miss Intercontinental Serbia Valentina Petrovic i ka habitur të gjithë duke shkaktuar shumë zhurmë nëpër media dhe duke iu kundërvenë e gjithë Serbia.

- Advertisement -

Përmes një postimi në Instagram Valentina shprehet e penduar për këtë veprim që ka bërë, ku i kërkon falje të gjithëve dhe ka njoftuar se do e lejë këtë garë.

- Advertisement -

Dua të bëj një njoftim publik për foton që po qarkullon në rrjetet sociale! Në një eufori të vrullshme për festën më ftuan të bëja një foto, qëndrova pranë vajzave me shpejtësi të madhe dhe vajzat m’i vunë duart në eufori. Nuk kisha qëllime të këqija, ishte një moment pakujdesi dhe spontaniteti budalla.

Unë dua t’i kërkoj falje të gjithë kombit tim, popullit të Kosovës dhe Metohisë, shoqërisë sime, familjes sime që janë konfuzë për shkak të fotografisë së bërë dhe pamaturisë sime dhe rënies në grackën e qëllimeve të këqija të dikujt tjetër. Unë e dua dhe inkurajoj vendin tim dhe vlerat e tij. Shteti ynë është simboli i vetëm që mbaj në zemër. Unë thjesht nuk mendoja kur ndodhi ky akt.

- Advertisement -

Më vjen shumë, shumë keq, ndaj, përveç një ndjese të thellë, mora vendimin t’u kërkoja leje organizatorëve për t’u larguar nga konkursi dhe kështu të çlirohem nga presioni aktual që po mbaj. Më vjen shumë keq për këtë, por thjesht ndodhi në mënyrë të pamatur. Më duken të vështira të gjitha mesazhet dhe kritikat, por keni të drejtë. Më falni, shpresoj të më kuptoni”, ka shkruar Valentina. /tvklan.al

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit