Vrojtuesit e lagjes, grupi i mirënjohur në Prishtinë ka publikuar fotografitë e një veture që është futur në sheshin e Prishtinës.
Kjo veturë superluksoze, ose më saktë pronari i saj, duket se nuk do ta ketë problem të paguajë dënimin prej Policisë së Kosovës.
“Qe dola pak n’Shesh në Prishtinë – 03” shkruan VL.
Vrojtuesit e lagjes i kanë bërë tag Policisë së Kosovës, edhe pse dihet mirë që në shesh patrollojnë shumë policë të Kosovës që mund ta kenë ndalur.