4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Gjuriqi bëhet objekt talljeje në Serbi, kjo është arsyeja

Rekomandime

Ambasadori i Serbisë në Washington, Marko Gjuriq është bërë sërish burim i të qeshurave në rrjetet sociale për shkak të kurdelit. Pyetja që e shtron mediumi serb, Nova, është nëse Gjuriq e di se si po sillet apo po prezanton trende të reja, transmeton Express.

Përkatësisht, ambasadori i Serbisë organizoi një pritje në Washington. Aty morën pjesë edhe zyrtarë të shumtë të administratës amerikane, të udhëhequr nga këshilltarja e ambasadores së SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Elizabeth Millard.

- Advertisement -

Mirëpo, ajo që shumëkujt i ka rënë në sy është mënyra shumë specifike se si Gjuriq e kishte vendosur një kurdel. Ndryshe nga shumë të ftuar që gjithashtu mbanin kurdel, me shiritin që fshihej nën jakën e këmishës, Gjuriq vendosi për një qasje pak më ndryshe – shiriti ishte mbi jakë, ndërsa vetëm majat e saj ishin tërhequr sipër harkut.

“Shikoni budallain që SNS-ja e dërgoi për të qenë ambasador në Shtetet e Bashkuara. Një majmun që nuk mund ta lidhë as një kurdel”, shkroi një qytetar në Twitter.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit