Këta 8 emra pritet të jenë ambasadorët e rinj të Kosovës

    0
    167

    Në maj të këtij viti, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla mori vendim për shkarkimin e 13 ambasadorëve të emëruar politik në disa vende të rëndësishme të botës. Por, ende zyrtarisht nga kjo ministri nuk janë caktuar ambasadorët e ri.

    Gazeta Online Reporteri.net nga burime të veta në Ministrinë e Punëve të jashtme merr vesh se këta janë personat që janë propozuar për ambasador në këto vende dhe pritet konfirmimi nga vendet përkatëse.

    Procesi i intervistimit ka përfunduar për 6 ambasadorë të propozuar me çelës politik.

    I propozuar për ambasador në Mbretërinë e Holandës është Dren Doli.

    Ndërsa në Paris të Francës për ambasador është propozuar Mehdi Halimi.

    Ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe është propozuar Xhabir Hamiti.

    Martin Berishaj është propozuar ambasador për në Kroaci.

    Mehdi Halimi është propozuar ambasador në Francë.

    I propozuar është edhe Faruk Ajeti për në Gjermani.

    Në Bruksel për ambasador është propozuar ish-kryeredaktori i “Koha Ditore”, Agron Bajrami.

    Ndërsa Ilir Kapiti është propozuar për ambasador në Mbretëri të Bashkuar. Kapiti është momentalisht zëvendësministër në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

    Reporteri.net merr vesh se tashmë të propozuarit kanë filluar disa trajnime në Akademinë Diplomatike të Kosovës.