2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

‘Një zyrtar i qeverisë nuk mundet me fol pallavra të pabaza’: Shpend Ahmeti paralajmëron padi ndaj Abazit

Rekomandime

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar padi ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ku ky i fundit ka shpërnda disa pretendime të një politikane nga Bosnja, e cila përmend edhe Ahmetin në lidhje me shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Ahmeti ka paralajmëruar padi nëse nuk kërkon falje deputeti i VV’së.

- Advertisement -

Politikania boshnjake thotë se në një panel në SHBA ku është diskutuar për temën ndarjes e që kishte mbështetjen e Palmerit dhe se Shpend Ahmeti në cilësinë e anëtarit të ekipit dialogues ishte në dijeni të ngjarjes.

Ndërsa menjëherë ka reaguar Abazi përmes një statusi në Facebook, ku ka thënë se Prokuroria e Shtetit duhet të veprojë kundër secilit që bën veprime antikushtetuese dhe që janë kundër integritetit territorial.

- Advertisement -

Pasa kësaj ka reaguar Ahmeti i cili ka thënë se deputeti të më kërkoj falje për deklaratat se duhet me më shpall armikun e kombit ose do t’i drejtohem gjykatës.

“Personi deputet që është deklaruar sot se duhet me më shpall armikun e kombit ose të kërkoj falje ose më duhet ti drejtohem gjykates. Po të ishte qytetar i thjeshtë nuk isha marr, por një eksponent zyrtar i qeverisë dhe kuvendit nuk mundet me fol pallavra të pabaza”., ka shkruar Ahmeti.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit