9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Ishte burgosur në vitin 1994 dhe liruar 2016, 25 milionë dollarë për 22 vite të humbura prapa grilave

Rekomandime

Juria federale e SHBA-së urdhëroi që Eddie Bolden nga Chicago të paguhej më shumë se 25 milionë dollarë sepse kaloi 22 vjet në burg për një KRlM që nuk e kreu.

- Advertisement -

Bolden nuk u lirua nga burgu deri në vitin 2016, megjithëse ai pretendonte me këmbëngulje pafajësinë e tij.

Eddie Bolden u dënua për dy vr.asje në vitin 1994. Në padi, detektivët janë fokusuar tek ai si i dyshuar dhe kanë shpërfillur deklaratat e dëshmitarëve të cilët kanë thënë se ai ndodhej në lokalin përballë të cilit ndodhi v.rasja.

“Ky verdikt është lirimi i plotë i Eddie Bolden”, tha avokati i tij, Ronald Safer në një deklaratë për CBS News. Qyteti duhet t’i paguajë kompensim Bolden, sipas AP.

- Advertisement -

Juristët urdhëruan gjithashtu dy detektivë policie që t’i paguanin Bolden 100 mijë dollarë.

Irving Clayton dhe Derrick Fraser u v.ranë më 29 janar 1994 dhe veturës në të cilën ndodheshin iu vu zjarri. Disa dëshmitarë pohuan se Bolden ishte në një restorant peshku në kohën e të shtënave, sipas CBS Chicago. Por vëllai i njërës prej viktimave, i cili gjithashtu u plagos nga të shtënat, e identifikoi Bolden në stacionin e policisë si vr.asës.

- Advertisement -

Bolden u dënua me burgim të përjetshëm, por ai u deklarua i pafajshëm për një kohë të gjatë. Gjykata e Apelit në Illinois vendosi në vitin 2014 që Bolden tregoi se avokati i tij ishte joefektiv në gjyq duke mos thirrur dëshmitarët që e panë në restorant. Gjykatësi fillimisht urdhëroi një gjyq të ri, por në vitin 2016, Zyra e Prokurorit të Qarkut Cook e pushoi çështjen dhe Bolden u la i lirë.

Departamenti Ligjor i Chicagos tha se ishte “duke rishikuar vendimin dhe duke vlerësuar mundësitë ligjore”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit