4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Inspektorët e shtetit zbarkojnë në Gjilan dhe mbyllin lokale, reagon ashpër Lutfi Haziri

Rekomandime

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar pasi inspektorët nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit kanë mbyllur disa lokale në Gjilan. Haziri e ka quajtur inspektoratin e AUV-it si “njësi ndëshkuese të Qeverisë”, derisa aksionin e tyre e sheh si “represion për mbyllje të dhunshme të lokaleve”, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

“Sapo u njoftova nga rrugë jo zyrtare dhe nëpërmjet rrjeteve sociale se Njësitë ndëshkuese të qeverisë së Republikës kanë mbyllur restorante e kafiteri, përfshirë Maroa e Mono, duke ndëshkuar bizneset familjare në Gjilan pa asnjë arsye të qëndrueshme ligjore, duke anashkaluar inspekcionin e Komunës dhe kryeshefin ekzekutiv të Komitetit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kryetarin e Komunës”, ka shkruar Haziri.

Kandidati i LDK’së për kreun e Gjilanit ka thënë se institucionet e shtetit s’duhet të sillen “me ‘shkopin’ e ligjit”, meqë ai qytet ka “zot shpije” dhe lokalet janë prona të dikuj.

“Ftoj organet e shtetit që në Gjilan të mos sillen me ‘shkopin’ e ligjit, sepse ky vend ka zot shpije dhe ato lokale kanë pronarë”, ka shtuar tutje.

- Advertisement -

Ai këtë aksion e ka lidhur edhe me zgjedhjet, duke thënë se s’mund të fitohet me dhunë.

“Deri nesër në mesditë kërkoj të largohen masat parandaluese. Harrojeni që e ngulfatni Gjilanin në zgjedhje sepse s’mund të fitoni me dhunë. I vetmi përfaqësues zyrtar sipas ligjit për emergjenca civile, ku përfshihen edhe institucionet tjera vartëse, në këtë rast edhe në pandemi, është kryetari i Komunës, i cili është kryeshef ekzekutiv, pa autorizimin e të cilit s’mund t’i hapni e mbyllni asnjë lloj biznesi.

- Advertisement -

Sot nuk e kemi asnjë pacientë me COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, derisa i kemi vetëm 9 raste në vet-izolim.

Sa për dijeni, Gjilani ka udhëhequr prej fillimit me masa anti – COIVD-19, por nuk e pranon represionin dhe mbylljen e dhunshme të lokaleve në kohën kur të rinjtë duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre private”, ka shkruar Haziri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit