Gjeneral Clark: Do ta ndihmoj gjithmonë Kosovën deri në frymën e fundit

    0
    243

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka zhvilluar një takim virtual me gjeneralin Wesley Clark.

    Gjatë kësaj bisede, Gjeneral Wesley Clark i ka ofruar ministrit Mehaj përkrahjen e plotë dhe të pakursyer për mbështetje nga eksperienca profesionale dhe autoriteti i tij për Ministrinë e Mbrojtjes.

    Përmes një postimi në Facebook, ministri Mehaj tha se ka marrë përgëzime nga gjenerali Clark për sukseset e Kosovës.

    “Përgëzimet e Gjeneral Wesley Clark për sukseset tona janë inkurajim i madh dhe motivim i veçantë për të vazhduar edhe më fuqishëm drejtë synimeve tona. Krahas takimeve, prezantimeve e diskutimeve gjatë vizitës në SHBA, konsultimet me Gjeneral Clark janë shumë të rëndësishme në secilin angazhim. Në bashkëbisedimin e sotëm me të, diskutuam për zhvillimet e fundit gjeopolitike në rajon, me fokus në rolin e Kosovës në këto rrethana sfiduese për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë”, shkruan Mehaj.