Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka takuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në kuadër të samitit G20.
Në takimi Erdogan-Biden kanë rënë dakord për krijimin e një mekanizmi të përbashkët për përforcimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, shkruan “Anadolu”.
Në takim janë diskutuar edhe hapat që do të ndërmerren në përputhje me perspektivën e përbashkët në drejtim për rritjen e vëllimit tregtar dypalësh.
Në takimin Erdogan-Biden është theksuar rëndësia e NATO-s dhe partneritetit strategjik.
Po ashtu, në këtë takim është shtruar edhe çështja e ndryshimeve klimatike.