0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Historianët e Deçanit i reagojnë Von Cramonit për Manastirin e Deçanit

Rekomandime

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan i kanë reaguar Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramonit në lidhje me Manastiri i Deçanit.

Ata thanë se ky manastir nuk është i rrezikuar nga askush.

- Advertisement -

“Viola Von Cramon, eurodeputete gjermane dhe raportuese për Kosovën, në Parlamentin Evropian, duhet të dije se vendimi anti kushtetuesë dhe anti ligjor i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i majit 2016, për pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”, të cilat në mënyrë anti ligjore po mundohen të i falen Manastirit të Deçanit, nuk duhet të zbatohet, ngase buron në ligjet e kohës se masave të dhunshme të kohës së Millosheviçit”, thuhet në reagim.

“Ligjet, vendimet dhe aktet nënligjore të kohës së Millosheviçit, gjitha shtetet demokratike të botës, përfshirë edhe Gjermaninë, i kanë luftuar dhe i kanë cilësuar diskriminues.Viola Von Cramon dhe gjithë zyrtarët e tjerë ndërkombëtarë duhet të dinë se Manastiri i Deçanit, nuk është i rrezikuar nga askush, pra nga ana e shqiptarëve, ai është i rrezikuar vetëm nga politikat dashakeqe të personelit serb të Manastirit të Deçanit”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje, përmes këtij reagimi historianët thanë se pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” duhet të i kthehen në menaxhim Komunës së Deçanit dhe se ato prona i takojnë deçanasëve, dhe jo Sava Janjiçit.

- Advertisement -

Ndryshe, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se kisha ortodokse serbe në Kosovë duhet të mbrohet dhe të gëzojë të drejta të plota.

Von Cramon i bëri thirrje Qeverisë së Kosovë që të zbatoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë./KlanKosova/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit