0.9 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Nëse 6 miliardë dollarë do të zgjidhin urinë në botë, unë do t’i shes aksionet e Teslas thotë Elon Musk

Rekomandime

Shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, i ka reaguar Programit për Ushqim në kuadër të Kombeve të Bashkuara (WFP), duke thënë se nëse 6 miliardë dollarë e zgjidhin problemin e urisë në botë, ai do t’i shesë të gjitha aksionet e kompanisë.

Përmes Twitterit, Musk ka kërkuar shpjegim të hapur edhe për publikun që të tregohen se si shpenzohen paratë.

- Advertisement -

Nëse WFP-ja mund të përshkruajë këtë temë në Twitter saktësisht se si 6 miliardë dollarë do të zgjidhin urinë në botë, unë do të shes aksionet e Teslas tani dhe do ta bëj. Por duhet të jetë kontabilitet me burim të hapur, në mënyrë që publiku të shohë saktësisht se si shpenzohen paratë”, ka shkruar Musk në Twitter.

Drejtori i WFP-së katër ditë më herët kishte thënë se “një grup i vogël i multimiliarderëve mund të zgjidhë çështjen e urisë në botë me vetëm një përqindje të vogël të pasurisë”, duke marrë shembullin se si njëri nga ta mund të ishte Elon Musk, i cili ka një pasuri rreth 290 miliardë dollarë.

2 përqindëshi i pasurisë së Musk i bie të ishte 6 miliardë dollarë, që sipas WFP-së, ishte e mjaftueshme për të zgjidhur problemin e urisë në botë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit